'Marshimi më i madh në histori', presidenti i vetëshpallur i Venezuelës i bën thirrje mbështetësve

Publikuar tek: bota, më 07:02 20-04-2019 'Marshimi më i madh në histori', presidenti i vetëshpallur i Venezuelës i bën thirrje mbështetësve

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, të premten u bëri thirrje mbështetësve të dalin në rrugë më 1 maj, për atë që ai e quajti “marshimi më i madh në histori” i vendit të Amerikës së Jugut.

Sipas tij ku marshim do të zhvillohet me synimin për të rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro për t’u larguar nga pushteti.

'Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që të bashkohen në marshimin më të madh në historinë e Venezuelës, për të kërkuar fundin e uzurpimit në mënyrë që kjo tragjedi të përfundojë', tha ai.

Maduro e quan Guaido një kukull amerikane që kërkon ta rrëzojë atë me një grusht shteti dhe fajëson luftën ekonomike që u ka shpallur SHBA-ja, për problemet ekonomike të vendit. Partia e tij socialiste në pushtet shpesh i është përgjigjur thirrjeve të Guaido për protesta gjatë muajve të fundit me marshime të njëkohshme e tyre.

Guaido nuk ka specifikuar destinacionin përfundimtar të demonstratës së 1 Majit. Por disa të pranishëm të premten bënë thirrje që të marshonin në pallatin presidencial Miraflores.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055392980575562
array(1) { ["section"]=> string(102) "marshimi-me-i-madh-ne-histori-presidenti-i-veteshpallur-i-venezueles-i-ben-thirrje-mbeshtetesve-161116" }