Është diskutuar shumë nëse grevistë e fshatit Zharrëz të cilët po marshojnë drejt Tiranës me këmbë, do t’i bashkohen ose jo protestës opozitare.
Por pavarësisht deklaratave nga “Çadra e Lirisë”, se “i presin që t’i bashkohen”, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Një prej personave në grupin e marshuesve ka thënë se do të protestojë më vete.
“Ju kërkoj të mos na përmendni më te çadra e atyre legenave. Ne jemi për hesapo tonë. Do protestojmë për hallet tona në vend tjetër”, është shprehur ai, bën me dije Newbomb.al.
Grevistë e fshatit Zharrëz kërkojnë dëmshpërblim pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të shpërthimeve nëntokësore të kompanisë “Bankers Petroleum” për nxjerrjen e naftës. /Newsbomb.al