Marsida Qatja nën hetim nga Prokuroria, rrezikon deri në 5 vjet burg

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 16-10-2019 Marsida Qatja nën hetim nga Prokuroria, rrezikon deri në 5 vjet burg Marsida Qatja

Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në banesën e saj.

Qatja po hetohet nga prokuroria për përshtatjen e banesës së saj për mbajtjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a.

Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Qatja është marrë disa herë në pyetje dhe deklaratat e saj kanë qenë kontradiktore. Në një moment ajo e pranoi se ishte duke konsumuar kokainë në banesën e saj natën vonë, së bashku me Bledar Tocin, kur ky i fundit vrau Dritan Haxhollin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027584791183472
array(1) { ["section"]=> string(74) "marsida-qatja-nen-hetim-nga-prokuroria-rrezikon-deri-ne-5-vjet-burg-182360" }