Marsida Qatja zyrtarisht nën hetim, Artan Hoxha tregon detaje: Vajza është në rrezik, ajo di motivin e vërtetë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:04 17-10-2019 Marsida Qatja zyrtarisht nën hetim, Artan Hoxha tregon detaje: Vajza është në rrezik, ajo di motivin e vërtetë Gazetari Artan Hoxha

Marsida Qatja është vënë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.

Organi i akuzës ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por për këtë do të jetë gjykata që do të vendosë.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha, është shprehur se ngjarja e Kavajës nuk ka lidhje me një “histori pasioni”, por me prishje të pazareve. Sipas tij Marsida e përfshirë në këtë ngjarje është në rrezik.

“Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur”, tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj, ku oficeri i burgjeve Bledar Toçi qëlloi për vdekje pas një konflikti Dritan Haxhollin.

Marsida-Qatja-dhe-te-dashurit-1-770x433.jpg

Bledar Toçi, Marsida Qatja dhe viktima Dritan Haxholli

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016567945480347
array(1) { ["section"]=> string(114) "marsida-qatja-zyrtarisht-nen-hetim-artan-hoxha-tregon-detaje-vajza-eshte-ne-rrezik-ajo-di-motivin-e-vertete-182386" }