Martin Leka i mahnitur, takon ‘’Ertugrulin’’ në Turqi. Mrekullohet edhe Vjollca Braho

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:34 10-02-2016 Martin Leka i mahnitur, takon ‘’Ertugrulin’’ në Turqi. Mrekullohet edhe Vjollca Braho

Martin Leka i mahnitur, takon ‘’Ertugrulin’’ në Turqi dhe me këtë fakt mrekullohet edhe Vjollca Braho.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Publik Shqiptar ka menduar të bëjë një takim me producentin e serialit turk, mes të cilëve ka takuar edhe aktorin kryesor Engin Altan Düzyatan. Ai flet për një bashkëpunim mes tyre.

“Invazioni turk i filmit ka si baze strategjine dhe idete, dashurine per kete gjini, financimin dhe disiplinen e punes!

Nga biseda me Producentin dhe njëkohësisht shkruesin e skenarëve të fundit dhe me njërin ndër aktorët më të njohur "Ertugrul" shumë shpejt mund të marrë jetë një film i përbashkët me temë emigrimin e shqiptarëve në kohë!”, shkruan Leka.

Takimi ka mrekulluar edhe Brahon, drejtoreshën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Je i madh Martin. Ke mbeshtetje totale per ta realizuar kete bashkepunim me kete aktor te madh’’, shkruan Braho, që merr falenderime nga Leka.

“ Flm Vjollca Braho, mbeshtetja e njerezve si ti, me ben ta kemi sa me shpejt kete projekt te rendesishem!’, I shkruan Leka-Brahos.

“ Projektin e presim sa me shpejt vetem me nje kusht qe " Ertugruli " te vi e ta mbroj vete ne bord’, përfundon Braho.

martinlekaertugrul2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059514999389648
array(1) { ["section"]=> string(85) "martin-leka-i-mahnitur-takon-ertugrulin-ne-turqi-mrekullohet-edhe-vjollca-braho-32240" }