Martin Schulz: Brenda 10 vitesh të bëjmë Shtetet e Bashkuara të Europës

Publikuar tek: bota, më 23:36 07-12-2017 Martin Schulz: Brenda 10 vitesh të bëjmë Shtetet e Bashkuara të Europës

Lideri aktual i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Martin Schulz u rizgjodh sot në krye të partisë së qendrës së majtë në një kongres në Berlin pavarësisht se udhëhoqi SPD-në në rezultatin e saj më të dobët që prej vitit 1949 në zgjedhjet legjislative të shtatorit.

Schulz morri 81,9 për qind të votave, shumë më poshtë nga 100 për qind që ai morri kur u zgjodh fillimisht si lider i partisë në mars.

Schulz u tha delegatëve se ai dëshiron që vendet anëtare të BE-së të nënshkruajnë një "traktat kushtetues" që i jep mundësinë bllokut të ndërmarrë hapa drejt një Europe Federale - një propozim që besohet të hasë rezistencë nga Merkel dhe udhëheqës të tjerë të BE.

Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD) i hapi rrugën sot krijimit të një koalicioni të ri me Angela Merkel pasi votoi në një maxhorancë të gjerë në konferencën e partisë pro zhvillimit të bisedimeve me konservatorët e kancelares.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Priti Ramën në ceremoni madhështore, kryeministrja e Polonisë jep dorëheqjen
Vendimi i Trump për Jeruzalemin, shpërthejnë protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme »
Article Logic
Execution time: 0.011198043823242
array(1) { ["section"]=> string(77) "martin-schulz-brenda-10-vitesh-te-bejme-shtetet-e-bashkuara-te-europes-102350" }