Martin Shkreli i dërgon mesazh 450 gazetarëve me një ofertë të veçantë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:49 12-08-2016 Martin Shkreli i dërgon mesazh 450 gazetarëve me një ofertë të veçantë (Foto)

Martin Shkreli, shqiptaro-amerikani i quajtur nga media si “njeriu më i urryer në botë” për shkak të rritjes së çmimit të një barne jetike për të sëmurët me HIV, i ka dërguar një e-mail rreth 450 gazetarëve ndërkombëtarë.

Shkreli është pronari i vetëm i albumit të "Wu-Tang Clan”, të cilin e bleu për 2 milion dollarë ndërsa oferta kishte lidhje me publikimin e një prej këngëve të albumit të padëgjuar ndonjëherë më parë.

“Bëhu i pari për të dëgjuar këngën ekskluzive nga “Once Upon A Time In Shaolin," thuhej në e-mailin që rezultoi të mos ishte dërguar nga Shkreli por nga një person për qëllime mashtrimi.

Megjithatë Shkreli e mohoi shumë vonë se nuk ishte ai që kishte derguar e-mailin gazetarëve, pasi ata kishin shprehur pakënaqësitë e tyre në rrjetet sociale.

Scrsdf4e44gsenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020469188690186
array(1) { ["section"]=> string(76) "martin-shkreli-i-dergon-mesazh-450-gazetareve-me-nje-oferte-te-vecante-49572" }