Martin Shkreli mbështet kandidatin republikan Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 19:00 27-05-2016 Martin Shkreli mbështet kandidatin republikan Donald Trump

Martin Shkreli, shqiptaro-amerikani i quajtur nga disa media si “njeriu më i urryer në SHBA”, pas rritjes stratosferike që i bëri çmimit të barnës kundër SIDA-s, Daraprim, ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit kontroversial Donald Trump.

Ai thotë se mes betejës mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, mbështet këtë të fundit.

“Të gjithë ju që nuk e pëlqeni Trump-in, jeni xhelozë, budallenj dhe të varfër! Mos më bëni të qesh! Nëse jeni punësuar nga media atëherë jeni pa vlerë”, shkruan ai.

Në një tweet tjetër Shkreli thotë se “Amerika nuk ka nevojë të bëhet sërish e madhe”, duke shtuar se është shumë e mrekullueshme kështu siç është pasi “një djalë i varfër nga mund të rritet dhe të bëhet bosi juaj (dhe heroi).”

Megjithatë mbetet e paqartë nëse Shkreli, që njihet për batutat e tij sidomos kundër medias, është duke bërë ironi apo e mbështet vërtetë Trump-in.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086808204650879
array(1) { ["section"]=> string(64) "martin-shkreli-mbeshtet-kandidatin-republikan-donald-trump-41677" }