Martin Shkreli në burg, por telashet për të s’kanë fund: Paditet për “monopol” nga Komisioni Federal i Tregtisë

Publikuar tek: bota, më 22:11 27-01-2020 Martin Shkreli në burg, por telashet për të s’kanë fund: Paditet për “monopol” nga Komisioni Federal i Tregtisë

Komisioni Federal i Tregtisë dhe Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut kanë paditur këtë të hënë Martin Shkreli dhe firmën e tij "Vyera Pharmaceuticals" për “monopolizim të jashtëligjshëm” të barnës anti-parazitare Daraprim.

Padia në Gjykatën Federale të Manhatanit kërkon që Martin Shkreli të ndalohet për gjithë jetën që të jetë pjesë e industrisë farmaceutike. Kjo padi vjen gati pesë vite pasi Shkreli u bë i famshëm për blerjen e barnës Daraprim dhe rritjen e çmimit të saj me mbi 4,000 për qind, raporton newsbomb.al.

Daraprim përdoret për të trajtuar gjendjen e njohur si toksaplazmoza, e cila shfaqet te gratë shtatzëna, bebet dhe personat me HIV.

Shkreli aktualisht po vuan dënimin me shtatë vjet burg për krime financiare të kryera para se të niste kompaninë "Vyera", e cila fillimisht njihej si "Turing Pharmaceuticals".

"Martin Shkreli dhe 'Vyera' jo vetëm që e pasuruan veten duke e rritur çmimin e kësaj barne për shpëtimin e jetës me 4,000 përqind në një ditë të vetme, por e mbajtën peng barnën nga pacientët dhe konkurrentët, pasi ata në mënyrë të paligjshme kërkuan të ruanin monopolin e tyre," tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Letitia James. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0296630859375
array(1) { ["section"]=> string(114) "martin-shkreli-ne-burg-por-telashet-per-te-s-kane-fund-paditet-per-monopol-nga-komisioni-federal-i-tregtise-193336" }