Martin Shkreli përfundon në izolim, ja shkelja që ka bërë

Publikuar tek: bota, më 22:44 01-04-2019 Martin Shkreli përfundon në izolim, ja shkelja që ka bërë Ish drejtuesi i kompanise farmaceutike amerikane 'Retrophin', Martin Shkreli

Martin Shkreli, shqiptari që drejtonte kompaninë farmaceutike ‘Retrophin’ dhe që u bë i njohur me rritjen e 5000 përqind të çmimit të barnës Daraprim, raportohet se është vendosur në izolim ditën e sotme në burgun Fort Dix të Nju Xhersit.

Sipas një raporti të Forbes, Shkreli ishte vendosur në izolim në burgun Fort Dix të për dyshimin se drejtonte kompaninë e tij pas hekurave duke përdorur një telefon celular kontrabandues, transmeton newsbomb.al.

Byroja Amerikane e Burgjeve ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi Shkrelin për këtë çështje në mars.

Kujtojmë se gjykata federale e Nju Jorkut, e kishte dënuar për mashtrim të investitorëve ish kreun e kompanisë farmaceutike amerikane me 7 vite heqje lirie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011292934417725
array(1) { ["section"]=> string(63) "martin-shkreli-perfundon-ne-izolim-ja-shkelja-qe-ka-bere-158811" }