Martin Shkreli refuzon të dëshmojë në Kongres, i quan “budallenj që përfaqësojnë popullin”

Publikuar tek: bota, më 17:40 04-02-2016 Martin Shkreli refuzon të dëshmojë në Kongres, i quan “budallenj që përfaqësojnë popullin”

Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli ka marrë pjesë sot në seancën e dëgjimit të Kongresit Amerikan ndërsa ligjvënësit e pyetën atë rreth rritjes së çmimit të barnës dhe impaktin në jetën e amerikanëve.

Përfaqësuesi Elijah Cummings e nisi seancën duke thënë se “Rritja e çmimit të barnave është e njohur në të gjithë industrinë e tyre. Këto taktika nuk janë të kufizuara në disa “mollë të këqija”. Lannett, Pfizer, Horizon, Teva, Amphastar, Allergan, Endo, të gjitha këto kompani kanë rritur çmimet e barnave të tyre”, tha ai.

Shefi i përkohshëm Ekzekutiv i Valeant, Howard Schiller tha se kompania e Shkrelit i ka kaluar shpenzimet në spitale, jo te pacientët, dhe në fakt ul koston për pacientët me programet e saj të asistencës.

Shkreli ishte i qetë gjatë seancës duke mos pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje nga Kongresi ai tha:

Me këshillë të avokatit, thërras privilegjin e Amendamentit të Pestë dhe rrefuzoj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”.

Menjëherë pasi la Kongresin Shkreli reagoi në Twitter duke shkruar:

Vështirë të pranosh se këta budallenj përfaqësojnë popullin tonë në qeveri”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095481872558594
array(1) { ["section"]=> string(93) "martin-shkreli-refuzon-te-deshmoje-ne-kongres-i-quan-budallenj-qe-perfaqesojne-popullin-31751" }