Martohet çifti i parë i homoseksualëve në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 09-05-2015 Martohet çifti i parë i homoseksualëve në Shqipëri Foto ilustruese

Martohet çifti i parë homoseksual në Shqipëri. Dy djemtë janë nga Londra dhe quhen Michael dhe Donald. Ata kanë menduar të shkojnë drejt altarit më datë 17 Maj, që është edhe Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë.

Mbrëmja gala e grupit LGBT këtë vit do të sjellë një ngjarje të pazakontë për shqiptarët dhe një çift homoseksualësh nga Londra do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Mbrëmja do të organizohet në hotel “Rogner”, ndërsa parada nis në orën 15:00 në sheshin “Nënë Tereza” si protestë që qeveria të përmbushë kërkesën e tyre për të votuar në Kuvend ligjin për bashkëjetesat mes çifteve të të njëjtit seks, shkruhet në gazetën “Panorama”. 

Gjithashtu, do të ketë dhe një mbrëmje gala bamirësie me personazhë VIP. Sipas Kristi Pindarit, i cili është dhe organizues i mbrëmjes bashkë me Xheni Karaj, kontributet e bamirësisë do të shkojnë për strehën e parë rezidenciale që do të mbledhë grupin “LGBT” të mohuar nga familja e tyre.

Ndërsa artistët që do të performojnë janë: Rosela Gjylbegu, Mariza Ikonomi, Era Rusi, Orinda Huta, dhe dy DJ Naam Van dhe Oda Haliti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shefi i Policisë së Sarandës filmohet duke dhunuar një qytetar. Pezullohet nga detyra (Video)
Shpëtim Gjika me tre akuza: Shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërtim i paligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011442899703979
array(1) { ["section"]=> string(56) "martohet-cifti-i-pare-i-homoseksualeve-ne-shqiperi-10715" }