Martohet nipi i bossit të Ndragetas, helikopteri ulet në qendrën historike, prokuroria nis hetimet (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 14:37 18-09-2016 Martohet nipi i bossit të Ndragetas, helikopteri ulet në qendrën historike, prokuroria nis hetimet (FOTO)

Qëndra historike e Nicoterës, komunës së Vibonese, e njohur për studimin e mesdheut, të enjten e kaluar është mbyllur duke favorizuar uljen e një helikopteri që në bord kishte një çift (nuse dhe dhëndërr) që sapo po martoheshin. Një episod për të cilin prokuroria e Vibo Valentia ka vendosur ta qartësojë. Helikopteri që kishte në bord Ninon dhe Aurorën u ul në qendër përpara qindra personave.

Dhëndërri, me ndonjë precedent penal, është nipi I Mancuso, familjes së ndragetës që ka kontroll mbi territor. Karabinierët e Tropea kanë pranuar edhe faktin se ka parregullsi dhe tashmë hetimet kanë filluar për të gjetur se kush është personi që ka dhënë lejen për uljen e helikopterit në mes të qendrës historike.

Scdf4hhhhshot_1.jpg

Kryetari I Bashkisë Franco Pagano nuk kapet në telefon sipas Corriere della Sera, por nga disa deklarata që ka dhënë ne median lokale thotë se nuk ka ditur asgjë dhe nuk ka firmosur asnjë autorizim për të mbyllur qendrën historike. Por pranon se ka marrë në 13 shtator një kërkesë për uljen e helikopterit pranë një kampi sportive në Nicotera dhe që ia ka kaluar praktikën organeve kompetente. Ndërkohë që duket se në këtë komunë, klani Ndrageta vazhdon të ketë rregullat e veta.

Scrsdfgghhhhshot_1.jpg

Ssdfasdfghhnshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013499975204468
array(1) { ["section"]=> string(107) "martohet-nipi-i-bossit-te-ndragetas-helikopteri-ulet-ne-qendren-historike-prokuroria-nis-hetimet-foto-53302" }