Martohet vajza e Stefi Priftit, i ati e shoqëron në altar (PAMJE nga dasma madhështore)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:38 10-09-2019 Martohet vajza e Stefi Priftit, i ati e shoqëron në altar (PAMJE nga dasma madhështore)

Vajza e këngëtarit të mirënjohur Stefi Prifti, soprano Maria Prifti ka kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë në martesë.

Me një emocion të papërshkrueshëm, Stefi ka shoqëruar vajzën e tij në altar, ndonëse në këtë moment kaq të veçantë ka munguar bashkëshortja e ndjerë e këngëtarit, Marina.

Për t’i bërë akoma më të bukura këto momente, vëllezërit korçarë kanë zgjedhur që në dasmën e tyre të marrin këngëtaren Aurela Gaçe, e cila si gjithmonë e ka ndezur atmosferën.

Ndërkohë pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën.

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”, shkruante Stefi në Facebook.

 

69732285_237437570485012_4975742461642014720_n.jpg

 

 

70604712_673111143201969_6131125227322605568_n.jpg

sdfghvjk.jpg

ghjk.jpg

69779282_437161413595856_2811395354698711040_n.jpg

70260142_2191054827684114_2965521566080696320_n.jpg

70692301_692545367887529_5969499564955140096_n.jpg

69779282_437161413595856_2811395354698711040_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(91) "martohet-vajza-e-stefi-priftit-i-ati-e-shoqeron-ne-altar-pamje-nga-dasma-madheshtore-177923" }