Masa ekstreme rreth Kryeministrisë, Rama heq skelën por shikoni se ‘ç’i punon’ derës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 15-03-2019 Masa ekstreme rreth Kryeministrisë, Rama heq skelën por shikoni se ‘ç’i punon’ derës (FOTO) Barrierat metalike dhe dera e blinduar e Kryeministrise

Vetëm një ditë përpara protestës masive të paralajmëruar nga opozita përpara Kryeministrisë, janë shtuar masat mbrojtëse përreth godinës.

Newsbomb ka siguruar pamjet e disa ndryshimeve të orëve të fundit të masave mbrojtëse në Kryeministri, ku vihet re se skela që qëndronte përpara derës kryesore të godinës është hequr dhe ndërkohë është përforcuar dera me xhama të blinduar.

Nga ana tjetër shikohen barriera metalike të vendosura rreth e përqark Kryeministrisë, që shkojnë deri pas ‘Piramidës’. Nga fotot e siguruar nga Newsbomb, duken qartë se si edhe forcat policore dhe të gardës po fillojnë të shtohen që në mbrëmjen e sotme.

bomba.jpg

baun.jpg

piramida.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021420001983643
array(1) { ["section"]=> string(93) "masa-ekstreme-rreth-kryeministrise-rama-heq-skelen-por-shikoni-se-c-i-punon-deres-foto-156586" }