Masa ndëshkimore për ata që shpërndajnë fletë reklamuese, sa do të jetë gjoba

Publikuar tek: rajon, më 09:29 02-05-2019 Masa ndëshkimore për ata që shpërndajnë fletë reklamuese, sa do të jetë gjoba

Nëse shpërndan fletë reklamuese në rrugë, vetura apo edhe hyrje kolektive të Kosovës, rrezikon gjobë 90 euro.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka njoftuar ndalimin e shpërndarjes së fletushkave reklamuese.

"Më 5 prill, i njoftuam publikisht të gjtha bizneset se nga data 1 maj nuk do të lejojmë shpërndarjen e fletushkave nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj. Tash e tutje, inspektorët do të veprojnë sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore. Nga 90 euro gjobë për kompaninë, për secilin rast/lokacion", shkruan Tahiri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026401042938232
array(1) { ["section"]=> string(83) "masa-ndeshkimore-per-ata-qe-shperndajne-flete-reklamuese-sa-do-te-jete-gjoba-162650" }