Masa urgjente, Policia Rrugore: për 48 orë janë arrestuar 7 persona dhe pezullluar 92 leje drejtimi ( E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 07-01-2018 Masa urgjente, Policia Rrugore: për 48 orë janë arrestuar 7 persona dhe pezullluar  92 leje drejtimi ( E PLOTË)

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle me Drager e Radar me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, dhe në autostradën Tiranë -Durrës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesëve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka pezulluar 92 Leje Drejtimi, si dhe ka arrestuar 8 drejtues mjetesh. Kontrolle me Radar pothuaj gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentar dhe ndëshkuar: 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

 Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë. Në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, nga 81 km/orë deri në 109 km/orë. Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë : 7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur. Masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri në 2.41 mg/l.

Kjo sasi e madhe alkooli deri ne 2.41 përbën një rrezik shumë të madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës. Si dhe është arrestuar një drejtues mjeti që drejtonte automjetin i pa paisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes. Masë alkooli e konsumuar varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.47 mg/l. Por nga kontrolli me Drager janë evidentuar një numër i madh drejtues mjetesh që nuk kishin konsumuar alkool ose kishin konsumuar shumë pak, 0.00 mg/-0.18 mg/.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera. Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur : • 95 masa për mos përdorim rripin e sigurimit. • 120 masa për parakalim të gabuar • 117 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit • 11 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit • 52 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj. • Si dhe 450 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 Janë bllokuar dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa. Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

Policia Rrugore e Tiranës gjen rastin të falenderojë edhe njëherë të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arratisja e çmendur e shqiptarit, dhjetra patrulla policie në ndjekje të tij (DETAJE)
20- vjeçari nga Fieri plagoset me armë në kokë, ndihmë urgjente në spital »
Article Logic
Execution time: 0.012031078338623
array(1) { ["section"]=> string(112) "masa-urgjente-policia-rrugore-per-48-ore-jane-arrestuar-7-persona-dhe-pezullluar-92-leje-drejtimi-e-plote-105745" }