‘Masakër’ në Itali, vdesin dy shqiptarë në aksident me makinë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 17-08-2019 ‘Masakër’ në Itali, vdesin dy shqiptarë në aksident me makinë Foto nga aksidenti i mbrëmshëm

Një aksidenti  rëndë me makina u ka marrë jetën dy shqiptarëve në Cesena të Italisë.

Makina ‘’Renault  Clio”, me të cilën udhëtonin viktimat në autostradën me drejtim të Bolonjas është goditur nga një ‘’Volkswagen Passat’’ duke i lënë të vdekur në vend.

Mediat italiane zbulojnë se 3 personat e ndodhur në automjetin tip ‘’Volskwagen Passat’’ janë shtetas italo-zviceranë. Dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërsa i treti ka dëmtime të lehta. Ata janë dërguar me ambulancë në spitalin ‘’Bufalini’’ në Cesena. 

Plot 118 punonjës të kujdesit mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve. Në terren ndodhen dhe forca të rendit bashkë efektivë të qarkullimit rrugor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009185791015625
array(1) { ["section"]=> string(65) "masaker-ne-itali-vdesin-dy-shqiptare-ne-aksident-me-makine-175603" }