Masakër në Las Vegas, të shtëna me armë në një koncert, 20 të vdekur e mbi 100 të plagosur (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:58 02-10-2017 Masakër në Las Vegas, të shtëna me armë në një koncert, 20 të vdekur e mbi 100 të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas të SHBA ku një person ka hapur zjarr drejt pjesëmarrësve në një koncert të muzikës Country.

Si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të vdekur 20 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në 22.30 me orën lokale në hotelin Mandalay Bay dhe resortin Las Vegas Strip ku po mbahej një koncert i rrymës Country.

Danita Cohen përfaqësuese e Qendrës Mjekësore Universitare në Las Vegas ka thënë se në spital kanë mbërritur shumë persona si pasojë e plagëve të marra nga plumbat, shkruan Los Angeles Times, raporton newsbomb.al.

Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe nuk lejon që personat të kalojnë aty afër.

Dëshmitarë të tjerë thonë gjë gjatë koncertit kanë dëgjuar të shtëna me armë që vinin nga katet e larta të hotelit.

Autori është ende në kërkim nga policia.

856494784.jpg

856494168.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011443853378296
array(1) { ["section"]=> string(105) "masaker-ne-las-vegas-te-shtena-me-arme-ne-nje-koncert-20-te-vdekur-e-mbi-100-te-plagosur-foto-video-94403" }