Masakër në një burg në Brazil, shkon në 60 numri i viktimave

Publikuar tek: bota, më 12:36 03-01-2017 Masakër në një burg në Brazil, shkon në 60 numri i viktimave

Të paktën 60 të burgosur kanë humbur jetën si pasojë e trazirave të përgjakshme që kanë ndodhur në burgun  e qytetit  Manaus të Brazilit.

Sergio Fontes, kreu i sigurisë për shtetin e Amazonës tha për rrjetin televiziv Globo-s se më shumë persona do të gjenden të vdekur. Sipas autoriteteve ‘lufta’ që shkaktoi viktimat ka nisur si pasojë e rebelimit mes bandave të drogës në burg.

Grupet ndërkombëtare monitoruese kanë kritikuar ashpër Brazilin për sistemin e burgjeve, ku mbipopullimi është normë dhe trazirat janë kthyer në rutinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIU I METEORËVE, më 3-4 janar spektakël në qiell
Sulmi në Stamboll, arrestohet gruaja e autorit të dyshuar »
Article Logic
Execution time: 0.012589931488037
array(1) { ["section"]=> string(65) "masaker-ne-nje-burg-ne-brazil-shkon-ne-60-numri-i-viktimave-64476" }