Masakër në Qipro, shqiptari ekzekuton 4 persona. Policia kërkon "killerin" nga Burreli

Publikuar tek: bota, më 18:30 25-06-2016 Masakër në Qipro, shqiptari ekzekuton 4 persona. Policia kërkon

Policia qipriote nxorri fotografinë e shqiptarit Aleks Burreli, mosha 48 vjeç, I kërkuar për të shtënat me armë në Ayia Napa gjatë të enjtes në mbrëmje, që solli vdekjen e katër personave .

Ekzekutori është identifikuar me kombësi shqiptare, thonë mediat qipriote.

Sulmi ndodhi rreth orës 22.30 në rrugën Katalymaton, një distancë e vogël nga një ekzekutim tjetër i mëparshëm, fiks katër vite më parë ku vdiqën 5 persona.

Një ndër viktimat ishte Phanos Kalosidiotis. Babai i këtij të fundit, është vrarë dy vjet më parë në një sulm tjetër që ngjasonte me përplasje bandash.

Zëdhënësi i policisë Georgios Economou tha se Kalopsidiotis, një biznesmen në një lokal zone, ka qenë i ulur me pesë të tjerë në një restorant ndërkohë që tre nga rojat e tij të sigurisëishin në një tavolinë tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01863694190979
array(1) { ["section"]=> string(88) "masaker-ne-qipro-shqiptari-ekzekuton-4-persona-policia-kerkon-killerin-nga-burreli-44586" }