Masakra e Orlandos, Pastori amerikan: Tragjedia është që nuk vdiqën të gjithë (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:55 14-06-2016 Masakra e Orlandos, Pastori amerikan: Tragjedia është që nuk vdiqën të gjithë (Video)

Pas të shtënave me armë në një klub nate në Florida ku humbën jetën 50 persona të komunitetit LGBT, një predikues amerikan po përballet me kritika të shumta pas deklaratave të tij shokuese.

Pastori Roger Jimenez nga kisha baptiste e Sakramentos tha se “Nuk duhet të mbahet zi për vdekjen e 50 homoseksualëve”.

“Tragjedia e vërtetë është se nuk vdiqën më shumë prej tyre. Po të më pyesnit mua “Hej a të vjen keq që vdiqën 50 pedofilë? Jo. Mendoj se kjo është fantastike. Mendoj se kjo e ndihmon shoqërinë.

Mendoj se Orlando, Florida është pak më e sigurtë sot. Tragjedia është se më shumë prej tyre nuk vdiqën. Jam pak i trishtuar që ai nuk e mbarroi punën”, ka thënë pastori.

Edhe një tjetër Pastor në SHBA ka mbështetur idenë për vrasjen e homoseksualëve, por duke thënë se vrasja e tyre duhet të kryhet nga instanca përkatëse.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hakerat e qeverisë ruse sulmojnë Donald Trump-in, vjedhin informacione të ndjeshme
Horror në Francë, adoleshentja qëllohet me thikë si “sakrificë për Ramazanin” »
Article Logic
Execution time: 0.013746023178101
array(1) { ["section"]=> string(87) "masakra-e-orlandos-pastori-amerikan-tragjedia-eshte-qe-nuk-vdiqen-te-gjithe-video-43501" }