‘Masakra e Reçakut është e fabrikuar’, Haradinaj akuza Vuçiçit: Serbia ruan ende mendësinë kriminale të Millosheviçit

Publikuar tek: rajon, më 23:57 05-12-2019 ‘Masakra e Reçakut është e fabrikuar’, Haradinaj akuza Vuçiçit: Serbia ruan ende mendësinë kriminale të Millosheviçit Kryeministri ne largim i Kosoves, Ramush Haradinaj dhe presidenti serb Aleksander Vucic

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se masakra e Reçakut në Kosovë është e trilluar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka theksuar se urrejtja patologjike e Vuçiçit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe nga deklaratat e tij se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999, është e fabrikuar.

Sipas Haradinajt dëshmohet qartë se Serbia edhe në aspektin institucional e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të Millosheviçit.

Postimi i Haradinajt:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”. Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviçit.

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj. Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon.RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026103973388672
array(1) { ["section"]=> string(120) "masakra-e-recakut-eshte-e-fabrikuar-haradinaj-akuza-vucicit-serbia-ruan-ende-mendesine-kriminale-te-milloshevicit-188560" }