Masakra e Teksasit, shkak sherri mes autorit dhe vjehrrës

Publikuar tek: bota, më 07:13 07-11-2017 Masakra e Teksasit, shkak sherri mes autorit dhe vjehrrës

Autori i masakrës së Teksasit nuk ka pasur një motiv të fortë për kryerjen e saj, por vetëm shfryhu nervat pas një debati të ashpër në familje.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar mes të tjerash se në momentin e ngjarjes Devin Patrick Kelley kishte pasur me vete tre armë.

“Kjo ngjarje nuk kishte motive raciste, as fetare. Ajo erdhi vetëm nga një situatë e tensionuar familjare mes autorit dhe prindërve të bashkëshortes së tij”, ka deklaruar Martin Freeman, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas.

Sipas oficerit të lartë, vjehrra e autorit kishte marrë prej tij mesazhe kërcënuese në ditët e fundit. Sulmi në kishtën e vogël jashtë San Antonios gjatë meshës së të dielës la 27 persona të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur.

Agresori telefonoi të atin pasi ishte qëlluar nga një kalimtar i armatosur dhe i tha atij se nuk besonte se do të mbijetonte, transmeton tch. Devin Patrick Kelleyt nuk i lejohej me ligj që të mbante armë, të cilat ishin një automatik dhe dy pistoleta.

Oficeri Martin u tha gazetarëve se Kelley vdiq pasi qëlloi veten, pasi ishte qëlluar nga ai që u quajt “samaritani i mirë”. Ndërkohë, autoriteteve u duhet ende të identifikojnë viktimat. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpalli alarm, mendoi se gjeti 'bombën e Luftës së Dytë Botërore', por shikoni çfarë nxorri policia
Sëmundja po mposht senatorin amerikan, shihni si është katandisur »
Article Logic
Execution time: 0.0091660022735596
array(1) { ["section"]=> string(62) "masakra-e-teksasit-shkak-sherri-mes-autorit-dhe-vjehrres-98627" }