Masakra me 22 të vrarë, Kanadaja merr vendimin për armët

Publikuar tek: bota, më 09:49 02-05-2020 Masakra me 22 të vrarë, Kanadaja merr vendimin për armët Justin Trudeau

Kanadja ka ndaluar armët e sulmit e stilit ushtarak.

Ky vendim u mor pasi një burrë i maskuar si oficer policie vrau 22 persona. Urdhëri hyqi në fuqi menjëherë dhe përfshin 1.500 modele të armëve sulmuese.

Sipas 'The guardian' lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau i cili tha se këto armë janë bërë që të vrasin sa më shumë njerëz në një kohë të shkurtër.

"Këto armë u krijuan vetëm për një qëllim dhe vetëm një qëllim, të vrisnin shumë njerëz në kohën më të shkurtër. Nuk ka vend për armë të tilla në Kanada," tha Trudeau.

Kanadaja nuk është vendi i parë që ndalon armët sulmuese gjysmë automatike. Vitin e kaluar, Zelanda e Re miratoi një ndalim të ngjashëm pasi një person Brenton Tuarant, 28 vjeç, hapi zjarr në dy xhami në Christchurch, duke vrarë 51 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 40 të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leksion nga Familja Mbretërore, në 5 vjetorin e saj Princesha e Britanisë shpërndan ushqime për pensionistët (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.013617992401123
array(1) { ["section"]=> string(62) "masakra-me-22-te-vrare-kanadaja-merr-vendimin-per-armet-204849" }