Masakra me 49 të vdekur në Zelandën e Re, autori i dyshurar del para gjykatës

Publikuar tek: bota, më 08:53 16-03-2019 Masakra me 49 të vdekur në Zelandën e Re, autori i dyshurar del para gjykatës

I dyshuari kryesor për masakrën në dy xhami në Zelandën e Re, ku u vranë 49 persona është shfaqur para gjykatës.  

Brenton Tarrant, 28 vjeç u shfaq në gjykatë me uniformën e të burgosurit, ndërsa rrinte i heshtur. Mbi të rëndon një akuzë e vetme ajo e vrasjes.

Avokati i tij i emëruar nga gjykata nuk bëri asnjë kërkesë për lirimin me kusht. Dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje janë në paraburgim. Ndërsa asnjë nga të paraburgosurit nuk kishte një dosje penale.

Tarrant pritet që të paraqitet përsëri në gjykatë më 5 prill.

Ndërkaq, kryeministrja Jacinda Ardern tha se autori i sulmit kishte pesë armë dhe një licencë për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke shtuar: "Ligjet tona të armëve do të ndryshojnë".

49 persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë në një xhami në Zelandën e re, ndërsa 39 të tjerë u plagosën.

Viktimat ishin nga mbarë bota myslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë, Jordaninë, Bangladeshin, Indonezinë dhe Malajzinë. Mes viktimave kishte edhe gra e fëmijë.  

Kjo është tragjedia më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Zelandës së Re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066308975219727
array(1) { ["section"]=> string(83) "masakra-me-49-te-vdekur-ne-zelanden-e-re-autori-i-dyshurar-del-para-gjykates-156613" }