Masakra në Las Vegas, Trump: Amerika bashkohet si një e vetme

Publikuar tek: bota, më 22:43 02-10-2017 Masakra në Las Vegas, Trump: Amerika bashkohet si një e vetme

Presidenti Donald Trump dërgoi një mesazh uniteti pas ngjarjes në Las Vegas. Në një fjalim me tone të zymta në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se në momente tragjike dhe tmerri, “Amerika bashkohet si një e vetme, gjithmonë e ka bërë këtë.”

Presidenti Trump tha se “Uniteti ynë nuk mund të tronditet nga e keqja” dhe se “lidhjet tona me njëri-tjetrin nuk mund të shkelen me dhunë.”

Ai tha se bashkë me zonjën e Parë po luten për të gjithë vendin që të gjejë unitet dhe paqe. Presidenti falënderoi policinë e Las Vegasit për sakrificat dhe reagimin e tyre të shpejtë gjatë “sulmit të tmerrshëm”, siç e quajti ai, dhe shtoi se do ta vizitojë qytetin të mërkurën.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se njeriu i armatosur që sulmoi ishte një nga “ushtarët” e tij i konvertuar në Islam disa muaj më parë, por nuk dha ndonjë provë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes në moshën 66-vjeçare legjenda e muzikës Rock
Autori i masakrës në Las-Vegas kishte më shumë se 30 armë të kalibrave të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.013664960861206
array(1) { ["section"]=> string(65) "masakra-ne-las-vegas-trump-amerika-bashkohet-si-nje-e-vetme-94509" }