Sulmet e njëpasnjëshme që tronditën mbrëmë vonë zemrën e Londrës duket se janë përjetuar edhe nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nëse në mesin e viktimave të dhe të lënduarve ka shqiptarë. Megjithatë, një shtetas shqiptar ka përjetuar momente të frikshme natën e mbrëmshme ku ndodhi sulmi i parë në London Bridge.
Ai shkruan në një forum shqiptarësh në rrjetet sociale se kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë vetëm 10 metra larg rrezikut.
“Vec zoti e din qka Po ndodh. Kur ngjarja ndodhi un kam qene 10 makina para. Zoti ju rujt. Prayforlondon”, shkruan shqiptari i cili nuk ka dashur të identifikohet.
Po ashtu, ky shqiptar ka postuar edhe dy foto nga celulari i tij, ku duket qartë momenti dramatik ku të gjitha strukturat e policisë britanike janë në këmbë dhe po marrin masat.
Nga 3 sulme, dy prej të cilave janë konsideruar terroriste humbën jetën 10 persona. Prej tyre 3 janë vrarë nga policia si terroristë, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur rëndë.