Masakra në Lushnje, flet dëshmitari okular: Tre persona me kallash qëlluan drejt djemve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 13-10-2017 Masakra në Lushnje, flet dëshmitari okular: Tre persona me kallash qëlluan drejt djemve

Dy ditë pas masakrës në Lushnje që tronditi mbarë opionin publik del në dritë një tjetër dëshmi e re.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë me breshëri plumbash në mes të rrugës.

Sot zbardhet  rrëfimi i një dëshmitari okular në vend ngjarje:

“Automjeti i agresorëve erdhi nga qendra. Brenda tij ndodheshin katër persona. Tre prej tyre qëlluan me automatik drejt djemve që ndodheshin përpara lokalit”, ka thënë dëshmitari për News 24.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e mërkurë rreth orës 18:30 në qendër të Lushnjes ku si pasojë e të shtënave me automatik mbetën të vdekur dy persona : Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën dy të tjerë, Marjus Xhepexhiu dhe kalimtari i rastit B.T.

Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili të cilët shpallur në kërkim nga policia dhe atentati ka ndodhur si pasojë e hakmarrjes pasi dyshohet se viktimat kishin lidhje me bandën e Aldo Bares.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata zbardh vendimin: Ja kush kategori përjashtohet nga TVSH
Kryeministri mban me të mira gazetarët, i pret me pije e ushqim (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011305093765259
array(1) { ["section"]=> string(91) "masakra-ne-lushnje-flet-deshmitari-okular-tre-persona-me-kallash-qelluan-drejt-djemve-95776" }