Masakra në Pukë, Greqia i dorëzon Shqipërisë Anton Permarkajn

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 06-05-2015 Masakra në Pukë, Greqia i dorëzon Shqipërisë Anton Permarkajn

Autoritetet greke i kanë dorëzuar homologëve shqiptarë, shtetasin Anton Permarkaj  i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Pukës në vitin 2012.

Gjykata Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana rënduese kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, për 33 vjeçarin.

Në vitin 2012, tre vëllezërit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj si dhe djali i xhaxhait të tyre Fran Permakaj, u zunë pritë dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Në këtë ngjarje mbetën të vdekur Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.

Në korrik të vitit 2014, Anton dhe Sokol Permarkaj u dënuan me burg përjetë, Bardhok Permarkaj u dënua me 24 vjet burg dhe Fran Permarkaj me 22 vjet burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Evidentimi i dëmeve, Marinza krejtësisht e shkatërruar
Rama merr kredi 80 mijë euro për vilën në Surrel, ja pasuritë e Bashës, Veliajt, Kosovës, Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.013521909713745
array(1) { ["section"]=> string(66) "masakra-ne-puke-greqia-i-dorezon-shqiperise-anton-permarkajn-10523" }