Masakra në Sri Lanka, arrestohen 7 persona, dyshohet se janë ekstremistë fetarë

Publikuar tek: bota, më 14:21 21-04-2019 Masakra në Sri Lanka, arrestohen 7 persona, dyshohet se janë ekstremistë fetarë

Policia ka arrestuar 7 persona si autorë të dyshuar për sulmin terrorist në Sri Lanka, në kisha dhe hotele luksoze, ku u vranë të paktën 190 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ministri i mbrojtjes i Sri Lanka, Ruwan Wijewardena konfirmoi arrestimet, sipas Associated Press.

Tetë shpërthime, që mendohet se kanë patur shënjestër besimtarët dhe turistët, ndodhën sot, ndërsa lufta e përgjakshme civile e vendit të Azisë Jugore përfundoi një dekadë më parë.

 Numri i të vdekurve pritet të rritet, për shkak të numrit të madh të personave të plagosur.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por ministri i brendshëm, tha se sulmuesit janë identifikuar dhe ata janë ekstremistë fetarë.

Fillimisht Shri Lanka u godit nga gjashtë shpërthime, tri prej të cilave ndodhën në kisha dhe tri të tjera në hotele luksoze. Më vonë ndodhën edhe dy shpërthime tjera, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të shpërthimeve.

Të paktën 27 të huaj besohet të jenë ndër të vdekurit.

hhhahaa.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031192064285278
array(1) { ["section"]=> string(84) "masakra-ne-sri-lanka-arrestohen-7-persona-dyshohet-se-jane-ekstremiste-fetare-161281" }