Masakra në Sri Lanka, gjendet një bombë në aeroport

Publikuar tek: bota, më 06:10 22-04-2019 Masakra në Sri Lanka, gjendet një bombë në aeroport

Një mjet shpërthyes i improvizuar u gjet pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kolombo të Sri Lankës, i cili u shkatërrua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të aviacionit.

Lajmi u publikua në Twitter nga gazetari i BBC Azam Amin dhe Sky Neës Nevil Lazarus.

Siç raportohet nga televizioni lokal “Sirasa”, bomba e improvizuar është gjetur në rrugën pranë aeroportit ‘Bandaranaike’. Një zëdhënëse e Forcës Ajrore të Shri Lankës tha se bomba u gjet në një tub plastike, raporton “Mirror”.

Situata në aeroport, ishte kaotike për shkak të mbylljes dhe turmës. Bomba u gjet disa orë pas sulmeve të koordinuara ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka që lanë të vdekur mbi 200 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011728048324585
array(1) { ["section"]=> string(57) "masakra-ne-sri-lanka-gjendet-nje-bombe-ne-aeroport-161338" }