Masakra në Zelandën e Re, ISIS kërcënon me hakmarrje

Publikuar tek: bota, më 23:00 19-03-2019 Masakra në Zelandën e Re, ISIS kërcënon me hakmarrje Terroristi Brenton Tarrant, autori i masakres ne Zelanden e Re

Sulmi terrorist nga Brenton Tarrant, i cili vrau 50 persona në dy xhami në Zelandën e Re, ka sjellur edhe reagimin e organizatës terroriste ‘ISIS’.

Milicët xhihadistë të të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’ kanë bërë thirrje për hakmarrje.

Një zëdhënës i organizatës terroriste ISIS, në një publikim në kanalet e zakonshme të mediave sociale të IS-it është shprehur, se ‘liderët e të pafeve’ kanë derdhur lotë krokodili për viktimat e masakrës në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch.

Zëdhënësi i IS-it  me anë të një mesazhi audio dhe të shpërndarë në kanalet e organizatës terroriste, ka thënë se skenat e vrasjes në dy xhamitë i nxisin përkrahësit e IS-it që të hakmerren për fenë dhe vëllezërit e tyre të besimit.

Në sulmin me motive raciste, australiani Brenton Tarrant vrau 50 vetë në dy xhami dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë. Ekstremisti 29 vjeçar, filmoi veten gjatë atentatit. Gjykata  e Zelandës së Re e ka akuzuar atë për vrasje të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Zëdhënësi i IS-it kërcënoi SHBA dhe aleatët e saj me një rezistencë të re në Siri. ‘Merrni hak për gjakun e vëllezërve dhe motrave tuaja’, u kërkoi ai përkrahësve të shtetit islamik. Në bastionin e fundit të IS-it janë të mbledhur disa qindra milicë xhihadistë.

Në fund të shkurtit, presidenti Trump deklaroi, se janë rimarrë 100% e territoreve të okupuara përkohësisht nga shteti islamik. Zëdhënësi i ISIS-it tha se kjo ‘fitore e sajuar’ nuk ka të bëjë me realitetin në terren.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012659072875977
array(1) { ["section"]=> string(58) "masakra-ne-zelanden-e-re-isis-kercenon-me-hakmarrje-157115" }