Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen San Fruntuoso të Xhenovas në Itali.
50-vjeçari shqiptar Arben Kosova ka goditur disa herë me thikë në gjoks gruan e tij Vojsava Kosova, 41-vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në gjendje mjaft të rëndë në spitalin San Martino të Xhenovas. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes bashkëshortëve për motive xhelozie. Kanë qenë fqinjët e tyre të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit. Pas mbërritjes së policisë, 50 vjeçari ndodhej i gjunjëzuar pranë trupit të gjakosur të bashkëshortes. "Më iku truri, nuk di ç'pata"-është shprehur ai. Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin me akuzën e tentativës së vrasjes.