Të gjithë i kanë sytë nga fjala që do të mbajë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për lehtësimin e masve anti-Covid.
Por duket se nuk ka një shpresë që masat të lehtësohen, por të ashpërsohen, kjo për shkak të numrave të lartë të të infektuarve që janë shënuar ditët e fundit.
Mediat greke bëjnë me dije se Komiteti i Sëmundjeve Infektive ka këmbëngulur që bllokimi të zgjatet të paktën deri në mes të dhjetorit, pasi i friksohen kontakteve që mund të kenë qytetarët për festat e fundvitit.
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas është shprehur se masat do të shtyhen pë të paktë 2 ose 3 javë dhe se heqja e masave do të vijojë gradualisht duke filluar me hapjen e shkollave dhe më pas të biznes