Masat drastike për shkak të Covid-19, YJET e futbollit zbresin në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 22:40 09-11-2020 Masat drastike për shkak të Covid-19, YJET e futbollit zbresin në Shqipëri Aksion, Angli-Islandë

Takimi i katërt i Divizionit A i Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Islandës mund të luhet në vendin tonë.   

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat botërore, me BBC që shkruan se Shqipëria shihet si destinacion real për të mirëpritur sfidën që vlen shumë për fatet e “Tre Luanëve”.

Vendimi i Qeverisë britanike për të futur në karantinë çdo person që vjen në Mbretërinë e Bashkuara, sidomos nga Danimarka ka detyruar Federatën Islandeze që të kërkojë zhvendosjen e vendit pritës të sfidës së 18 nëntorit.

Kufizimet në lidhje me Danimarkën janë zbatuar për shkak të shqetësimeve rreth një lloji të ri të koronavirusit që është përhapur nga vizonët te njerëzit.

Protokollet e koronavirusit të UEFA-s thonë se ndeshjet ndërkombëtare mund të planifikohen përsëri në një datë të caktuar nga organi drejtues i futbollit Evropian, ose të luhen në një vend neutral nëse është e nevojshme.

Për këtë, nëse ndalimi në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë garant për të mirëpritur dhe organizuar sfidën në një prej stadiumeve në vendin tonë.

Islanda do të luajë me Anglinë mbrëmjen e 18 nëntorit pas transfertës së Kopenhagen në Danimarkë, por planet mund të ndryshojë dhe dueli të luhet nën dritën e prozhektorëve në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Fatkeqësisht, siç dihet tashmë, në shkallët e tij nuk do të ketë tifozë, duke mos arritur të shikojnë nga afër yje si Harry Kane, Sterling dhe Rashford.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EUROPA LEAGUE/ 'Zbërthehen' portat, 'thyhet' rekordi i Milanit dhe SHKËLQEN Kumbulla (REZULTATET)
»
Article Logic
Execution time: 0.011147022247314
array(1) { ["section"]=> string(80) "masat-drastike-per-shkak-te-covid-19-yjet-e-futbollit-zbresin-ne-shqiperi-227092" }