Masat ndaj Covid-19, Rama ‘duartroket’ bashkinë Elbasan: Ky do të jetë standardi! Deri dje vetëm makinat vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët

Publikuar tek: politike, më 16:13 06-04-2020 Masat ndaj Covid-19, Rama ‘duartroket’ bashkinë Elbasan: Ky do të jetë standardi! Deri dje vetëm makinat vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët Foto e publikuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ka përgëzuar bashkinë Elbasan për veprimin n% zbatim të masave të marra ndaj Covid 19, pasi në disa pika janë vendosur pulla të verdha që udhëzojnë për ruajtjen e distancës.

Ndërsa ka publikuar fotot Rama thekson se ky do të jetë standardi i ri, që qytetarët janë të detyruar të zbatojnë. “Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet”, shton kryeministri më tej, ndërsa thekson se derisa bota të kthehet në normalitet duhet të jetojmë me rregullat e reja.

"Përgëzime bashkisë Elbasan! Ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t'i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinur dot askush", shkruan Rama.

92430206_10157612151931523_6539766738194530304_n.jpg

92430233_10157612151911523_7557366021011537920_n.jpg

92626873_10157612151786523_5414027385819365376_n.jpg

92830094_10157612152031523_282363669868707840_n.jpg

92213391_10157612151766523_5237045939763412992_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009652853012085
array(1) { ["section"]=> string(141) "masat-ndaj-covid-19-rama-duartroket-bashkine-elbasan-ky-do-te-jete-standardi-deri-dje-vetem-makinat-vrisnin-njerez-sot-edhe-kembesoret-201593" }