Masat për Covid-19, Greqia shtyn sërish hapjen e doganës së Kapshticës, ja deri kur do të jetë e mbyllur

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 22-01-2021 Masat për Covid-19, Greqia shtyn sërish hapjen e doganës së Kapshticës, ja deri kur do të jetë e mbyllur

Për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar me koronavirus, Greqia ka shtyrë sërish afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.

Sipas njoftimit zyrtar, deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Siç ishte edhe më përpara pika kufitare e Kakavijës do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 23:00 me një kuotë ditore prej 750 kalimesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria shpalli “non grata” diplomatin rus, reagon Kremlini: Provokim i qartë, nuk do mbetet pa përgjigje
Prej 4 muajsh e ZHDUKUR në Greqi, vëllai i 19-vjeçares shqiptare mes lotësh apelon për kthimin e saj »
Article Logic
Execution time: 0.011433839797974
array(1) { ["section"]=> string(109) "masat-per-covid-19-greqia-shtyn-serish-hapjen-e-doganes-se-kapshtices-ja-deri-kur-do-te-jete-e-mbyllur-235948" }