Masat për koronavirusin, denoncimi i fortë i Pampurit: Në Durrës mjekët i blejnë vetë maskat

Publikuar tek: aktualitet, më 17:28 28-02-2020 Masat për koronavirusin, denoncimi i fortë i Pampurit: Në Durrës mjekët i blejnë vetë maskat Orjola Pampuri ne Spitalin e Durresit

Ish deputetja e Partisë Dëemokratike Orjola Pampuri ka qenë në spitalin e Durrësit për të monitoruar masat që qeveria po merr për parandalimin e koronavirusit.

Pampuri thotë se ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan masash në rast identifikimit të personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Kreu i PD Lulzim Bash deklaroi sot se PD ka nxjerrë në terren grupe për të monitoruar masat që po merr qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Deklarata e Oriola Pampurit:

Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash.  Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash  të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji.
Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe dhe komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin. Ndoshta të gjitha paratë e shëndetësisë, të gjitha paratë e buxhetit të shëndetësisë nuk janë prioritet për të mbrojtur jetën e qytetarëve, nuk janë prioritet për t’iu gjendur pranë mjekëve, heronjve të sistemit të cilët në këtë periudhë janë ata të cilët duhet të ndjehen më të mbrojtur dhe më të sigurt. Të gjitha ato miliona euro që shkojnë në vit për kocensionaret, për PPP-të, për tenderat e ministrisë duhet të ishin sot për të përballuar këtë situatë. Nuk kemi asnjë transparencë me buxhetin me të cilin do të përballohet kjo situatë. Pra, e gjitha kjo është një situatë në të cilën jemi jo të gatshëm për tu përballur dhe nuk kemi asnjë strategji për ta përballuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067517757415771
array(1) { ["section"]=> string(97) "masat-per-koronavirusin-denoncimi-i-forte-i-pampurit-ne-durres-mjeket-i-blejne-vete-maskat-196797" }