Masat për koronavirusin, fillojnë shitjet online edhe në Shqipëri por me çmime ‘të çmendura’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:58 24-02-2020 Masat për koronavirusin, fillojnë shitjet online edhe në Shqipëri por me çmime ‘të çmendura’ Shitja e maskave nga faqet e shitjeve online

Maskat për koronavirusin dhe dezinfektantët janë në këto ditë mjetet më të kërkuara në farmacitë apo supermarketet e vendit. Por jo vetëm.

Kur koronavirusi nisi të bëhej një pandemi globale maskat në Kinë filluan të shiteshin me çmime ‘stratosferike’. Por kur rastet e para të të prekurve nga koronavirusi filluan të regjistrohen edhe jashtë Kinës, maskat farmaceutike dhe ato profesionale filluan të shiteshin kudo dhe me çmime jashtë logjikës normale.

Në rrjtete sociale dhe në faqet e shitjeve online çmimi i tyre fillonte nga 200 euro deri në 1,000 mijë euro.

Së fundmi kjo shifër është shfaqur dhe në farmacitë dhe faqet e shitjeve online në Itali, sapo vendi regjistroi rastet e para të të prekurve dhe viktimat. Deri në 1,000 dollarë shkoi çmimi për një maskë në Italinë Veriut, çka bëri që autoritetet atje të nisnin menjëherë hetimet për të ndaluar abuzimet.

Sot, këto rritje abuzive të çmimeve për maska dhe dezinfektantë filluan dhe në vendin tonë. Në farmaci të ndryshme në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, kryesisht Vlorë, Durrës dhe qytetet e tjera që janë pranë porteve, aeroportit dhe pikave doganore, një maskë shitej mbi 2,000 lekë të vjetra. 20 lekë të vjetra/copa është çmimi i zakonshëm i maskave farmaceutike dhe 4,000 lekë të vjetra e gjithë kutia me 50 copë në total, ndërsa sot e gjithë kutia kushton 30,000 lekë të vjetra.

Shitja abuzive e këtyre maskave ka filluar dhe në faqet online, të cilat siç shihen në foton e mëposhtme duke përfituar nga rasti, e shesin një maskë 990 lekë të reja (ose 10,000 lekë të vjetra/copa).

Në këtë faqe online që newsbomb.al ka identifikuar rastësisht, një maskë industriale shitet për 990 lekë të reja ose rreth 10,000 lekë të vjetra/copa.

GFHJGFHGF_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085711479187012
array(1) { ["section"]=> string(96) "masat-per-koronavirusin-fillojne-shitjet-online-edhe-ne-shqiperi-por-me-cmime-te-cmendura-196336" }