Mashtroi çiftin zvicerian, Loredana dhe Mozzik kapen mat në aeroport (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:31 09-05-2019 Mashtroi çiftin zvicerian, Loredana dhe Mozzik kapen mat në aeroport (FOTO)

Reperja Loredana Zefi ka qenë në qendër të mediave rozë prej dy ditësh për shkak të arrestimit të saj dhe lirimit më pas.

Ajo aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.  

Konkretisht me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë.

Mirëpo, media zvicerane, ‘20 minuten’ ka siguruar disa foto nga aeroporti i Bazelit teksa reperja së bashku me partnerin e saj Mozzik shihen me valixhe në duar. Loredana duket e veshur me një xhup të zi, ndërsa në kokë mban kapuçin dhe syze.

‘Ajo u fsheh prapa syzeve të diellit dhe kapeles për të mos u njohur’, ka treguar një dëshmitare.

‘Mozzik ma dha dorën. U ndalëm dhe pimë një cigare pastaj më tha se po shkonte në Kosovë. Loredana, që po ashtu ma dha dorën, ishte mjaft kaotike’, është shprehur një tjetër.

Kujtojmë që çifti nuk kanë folur ende në media në lidhje me ngjarjen.

60036476_350925015618056_7800674604069945344_n.jpg

60036476_350925015618056_7800674604069945344_n (1).jpg

96D47FE4CE105743C0C8DE491EABC56F.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Ik moj se na kalle barkun', Aulona Musta i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit
Vetëm me të brendshme, Fançeska Jaçe publikon FOTON e nxehtë nga shtrati: Kontakti me sy është më intim »
Article Logic
Execution time: 0.010756015777588
array(1) { ["section"]=> string(79) "mashtroi-ciftin-zvicerian-loredana-dhe-mozzik-kapen-mat-ne-aeroport-foto-163635" }