Mashtroi dhe zhvati 600 persona për tu kuruar nga kanceri, 42-vjeçarja ‘kapet mat’ duke luajtur 45 mijë paund në bixhoz

Publikuar tek: bota, më 22:29 24-11-2020 Mashtroi dhe zhvati 600 persona për tu kuruar nga kanceri, 42-vjeçarja ‘kapet mat’ duke luajtur 45 mijë paund në bixhoz Nicole Elkabbas

Një grua nga Broadstairs, SHBA është shpallur fajtore pasi u hoq se ishte e sëmurë me kancer dhe i duheshin para për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.  

Por, pasi grumbulloi më shumë se 45 mijë paund, policia ra në gjurmët e saj dhe zbuloi mashtrimin.  

Nicole Elkabbas, 42-vjeç kishte zgjedhur fushatën “Gofundme” për të mbledhur fondet, të cilat më pas përdoreshin prej saj për të luajtur bixhoz.

Elkabbas mashtroi rreth 600 persona për të marrë paratë dhe madje gënjeu rreth operacionit të kancerit për të hequr vezoren e saj të djathtë.

Ajo i pikaste ‘ndihmat’ nga rrjetet sociale dhe nga komuniteti i saj lokal. 

Fushata e saj ishte e pamëshirshme. Por alarmi u ngrit nga një konsulent spitali privat, i cili raportoi dyshimet e tij në polici. Nicole iu nënshkrua një operacioni, por nuk kishte të bënte aspak me atë që kishte pretenduar, por me të fshikëzës së tëmthit.

Operacioni u pagua nga sigurimi shëndetësor privat dhe nuk kishte asnjë lidhje me kancerin.

Ajo nuk i përdori ato para për të trajtuar kancerin, sepse nuk kishte kancer. Elkabbas i përdori paratë për të luajtur bixhoz, për të shlyer borxhet dhe për të financuar mënyrën e saj të shtrenjtë”, tha prokurori.

Nëna 42-vjeçare, e cila ishte e njohur për paraqitjet e saj në TV si humoriste teksa akuzohet për 6 vepra penale, si mashtrim dhe përfitim të paligjshëm të të ardhurave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia i sfidon të gjithë, prodhon vaksinën më efikase të Covid-19
SHBA ul kohën e karantinës, jo më 14 ditë për të prekurit nga Covid-i »
Article Logic
Execution time: 0.011462926864624
array(1) { ["section"]=> string(123) "mashtroi-dhe-zhvati-600-persona-per-tu-kuruar-nga-kanceri-42-vjecarja-kapet-mat-duke-luajtur-45-mije-paund-ne-bixhoz-228999" }