Mashtroi një të moshuar duke i bërë vaksinë false dhe i mori 260 paund, i riu ‘ka punë’ me Policinë

Publikuar tek: bota, më 20:20 16-01-2021 Mashtroi një të moshuar duke i bërë vaksinë false dhe i mori 260 paund, i riu ‘ka punë’ me Policinë David Chambers

Një burrë është akuzuar nga policia pasi mashtroi një të moshuar 92 vjeçe duke i bërë një vaksinë false.

David Chambers akuzohet se i injektoi vaksinën gruas në Surbiton, Londër të mërkurën e 30 dhjetorit 2020, përpara se t’i merrte 160 paund dhe të khehej më pas në 4 janar 2021 për t’i marrë dhe 100 paund të tjera.

33-vjeçari akuzohet për dy akuza: mashtrim dhe rrahje, dhe dy shkelje të kufizimit të lëvizjes në kohë pandemie. Ai mohoi të gjitha akuzat në gjykatën e magjistraturës në Westminster të Premten (15 Janar) dhe u caktua në paraburgim deri në një seancë të dytë në 12 Shkurt.

Viktima u tha policëve se asaj iu dha një injeksion dhe më pas iu kërkua të dorëzonte 160 £, të cilat mashtruesi i tha asaj se më vonë do të rimbursohej nga NHS.

Policia e Qytetit të Londrës tha se nuk dihej me çfarë i ishte injektuar gruaja, por ajo u kontrollua në spital dhe nuk tregoi të kishte efekte negative apo probleme me shëndetin, shkruajnë mediat angleze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia merr nga Kina 1 milionë doza të vaksinës Sinopharm, Vuçiç del i pret në aeroport
Policia qëllon me armë zjarri në aeroportin e Frankfurtit, pas raportimeve për bombë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012981176376343
array(1) { ["section"]=> string(103) "mashtroi-nje-te-moshuar-duke-i-bere-vaksine-false-dhe-i-mori-260-paund-i-riu-ka-pune-me-policine-235272" }