Përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit Artur Topi për bashkinë e Prrenjasit.
Sipas Gjonçaj kandidati mashtroi zgjedhësit se do të ishte i Partisë Socialiste por gjatë mbledhjes janë gjetur nënshkrime me probleme. Gjonçaj tha se lista e zgjedhësve nuk është verifikuar, ndërkohë që 16 firma janë hedhur nga i njëjti person.
KQZ tashmë është duke shqyrtuar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për çregjistrimin e tij nga kandidimi në zgjedhjet vendore.