Të paktën 2 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë 4 milionë lekë të reja një avokateje.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit:
-Artan Laçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
-Skënder Nela, 32 vjeç, banues në Tiranë
Ndiqen në gjendje të lirë shtetasit me iniciale K.A, 28 vjeç dhe K.A, 29 vjeç dhe është shpallur në kërkim S.D 30 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë 28-vjeçarja ka kallëzuar se dy të arrestuarit, tek Ish- Ekspozita në zyrën e saj në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet që meanë të mashtrimit i kanë marrë shumën prej 4 milion lekë, ndërsa shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur.