Mashtron shitësin e karburantit dhe ikën pa paguar, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 20-02-2017 Mashtron shitësin e karburantit dhe ikën pa paguar, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari (Emri)

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka mashruar shitësin e një karburanti dhe ka ikur pa paguar.

Burime zyrtare të policisë bjënë me dije se kanë arrestuar në flagrancë shetasin Elidon Kaçi, 40 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë gjatë natës pasi në fshatin Gramsh, te karburant “Neri SHPK” ka furnizuar me karburant në vlerë 106 mijë lekë automjetin tip Benz në pronësi të tij, me targa AA 383 AE dhe është larguar pa paguar lekët.

Menjëherë pas marjes së njoftimit nga shitësi i karburantit, policia i'u vu në ndjekje këtij shtetasi dhe pas kapjes së tij rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-drejtori i policisë rrëfen përplasjen e sotme të drejtorit të "Rognerit" me shefin e Tiranës: U ankua se protesta i prishte biznesin (E PLOTË)
Atentati ndaj 49 vjeçares, arrestohet në Shkodër i dyshuari si vrasës me pagesë »
Article Logic
Execution time: 0.011280059814453
array(1) { ["section"]=> string(96) "mashtron-shitesin-e-karburantit-dhe-iken-pa-paguar-arrestohet-ne-flagrance-40-vjecari-emri-69296" }