Arnisa Kopliku është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka mashtruar udhëtarët.
Sipas zyrtarëve të policisë, Kopliku i pajiste ata me bileta avioni dhe më pas i anulonte. Mësohet se shuma e përfituar nga Kopliku kap shifrën e 4450 eurove. Ndalimi i saj erdhi pas denoncimit në polici nga tre shtetas të cilët kishin rënë pre e këtij mashtrimi.