Një çift bashkëshortësh kanë mashtruar një vajzë të mitur për ta bërë modele, por e kanë trafikuar atë për prostituim.
Policia ka vënë në pranga çiftin nga Berati Rolanda dhe Roland Muçaj, të cilët kanë trafikuar të miturën A.F. Pak ditë më parë policia arrestoi edhe pjestarët e tjerë të rrjetit të trafikimit, Besnik Stollja dhe Klajdi Cullën.
Operacioni I policisë ishte koduar me emrin ‘’Modelja’’, pasi gjithë skema e mashtrimit të grupit kishte si qëllim modelingun dhe krijimin e një të ardhme më të mirë për vajzat që bini pre e ‘’kurthit’’.