Maska e dezinfektantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë publikon FOTOT: Miq të thjeshtë kinezë dhurojnë ç’të mundin për vendin tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 25-03-2020 Maska e dezinfektantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë publikon FOTOT: Miq të thjeshtë kinezë dhurojnë ç’të mundin për vendin tonë Donacionet nga Kina, foto te publikuara nga ambasadori Selim Belortaja

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka publikuar në profilin e tij disa foto të donaconeve që qytetarë të thjeshtë kinezë kanë dërguar në Selinë e Ambasadës për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë.

“Pa asnje interes, pa asnje detyrim.. Miq te thjeshte kineze sjellin ç’ka mundin. Maska dhe dizinfektante...”, shkuran Belortaja, ndërsa publikon dhe fotot e donacioneve, maska dhe dezinfektantë për betejën e Shqipërisë me koronavirusin.

Kujtojmë se, sot zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se qeveria shqiptare i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës për mjekë. Ndërkohë, më herët Departamenti Kombëtar i Kinës dhe Ambasada në Tiranë i dërguan një letër PS si partia që drejton vendin ku shprehnin gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë.

Foto e ndihmave të qytetarëve të thjeshtë kinezë, të publikuara nga ambasadori Selim Belortaja:
91395117_10221941577711048_5028914805306556416_o.jpg90917462_10221941576231011_10068335349727232_o.jpg90498171_10221941578911078_1764927930237976576_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008620023727417
array(1) { ["section"]=> string(135) "maska-e-dezinfektante-ambasadori-i-shqiperise-ne-kine-publikon-fotot-miq-te-thjeshte-kineze-dhurojne-c-te-mundin-per-vendin-tone-200069" }