‘Maska me detyrim rriti shifrat me 50.7%’, Vasili akuza Ramës: Për këtë do mbash përgjegjësi penale

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 23-10-2020 ‘Maska me detyrim rriti shifrat me 50.7%’, Vasili akuza Ramës: Për këtë do mbash përgjegjësi penale Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për numrin e lartë të shënuar gjatë ditëve të fundit me koronavirus.  

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Rama është një ‘llafazan i kapur dhe i paaftë’ dhe vendimi për të përdorur maskat nuk ka vlerën e pritur.

Sipas tij, numri që prej vendimit për tu përdorur maska me detyrim nga data 15 tetor ka shkaktuar rritje me 50.7% të rasteve të të infektuarve dhe për këtë, Rama duhet të përgjigjet penalisht. 

Statusi i plotë:

Rama thjesht nje llafazan i kapur dhe i paafte!

Rama u be rreckë me maskat prej rrecke ne menaxhimin e Pandemise!!

Sot 306 raste te reja me Covid, numri absolutisht me i larte qe nga fillimi i pandemise.

Rritja qe nga fillimi i detyrimit te maskave ne date 15 tetor eshte 50.7%.

Rritja krahasuar me pikun prej 27 raste ne prill kur u be mbyllja totale eshte 1130%.

Maskat absolutisht zero vlere pa masat e tjera.

Gjobat idiote vazhdojne.

Para' per pandemine nuk ka, ndersa para' per te vjedhur incineratoret dhe per koncesione ka.

Rama u be rrecke me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shendetin e qytetareve ne qorrsokak.

Kjo eshte pergjegjesi shume e rende penale.

SPAK po behet bashkefajtor.

Edhe qytetari me i fundit e ka shume te qarte qe Rama eshte thjesht nje llafazan i paafte.

petrit-vasili.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet dokumenti: Shqipëria i ka vendosur e para Ligj Lufte Greqisë: Studiuesi Kapri: Është rrëzuar në 1946
Shpresë për beben 2 muajshe Esrën, operohet në kokë pasi paratë u mblodhën brenda javës »
Article Logic
Execution time: 0.0069689750671387
array(1) { ["section"]=> string(101) "maska-me-detyrim-rriti-shifrat-me-50-7-vasili-akuza-rames-per-kete-do-mbash-pergjegjesi-penale-224919" }